Bashkim dhe ndarje në KK të Bujanocit
Lokale

Bashkim dhe ndarje në KK të Bujanocit

06.Jun.2012 14:55
0
Shefat e grupeve të këshilltarëve të PVD-së me 9 këshilltarë, LPD-së me 6 këshilltarë dhe UDSH-së më 3 këshilltarë, konfirmojnë arritjen e marrëveshjes së përbashkët për bashkëveprim politik brenda përbërjes së Kuvendit komunal në Bujanoc, me qëllim të mbrojtjes së interesave jetësore të shqiptarëve në komunën e Bujanocit, kështu thuhet në kumtesën e subjekteve në fjalë. Ky koalicion konfirmon edhe pjesëmarrjen në seancën e ftuar nga kryetari i KK Jonuz Musliu. Tre grupet e këshilltarëve që përbëjnë shumicën shqiptare prej 18 këshilltarëve në kuvendin komunal, konsiderojnë se konvokimi i seancës konstituive të Kuvendit komunal nga ana e kryetarit aktual Jonuz Musliu, është legjitime dhe legale, prandaj edhe konfirmojnë pjesëmarrjen e vet në këtë seancë. Duhet theksuar se  sipas informacioneve burimore të Titullit, ka pakënaqësi në mesin e anëtarëve të subjekteve në fjalë që kanë marrë këtë vendim. Pakënaqësitë janë më të mëdha në Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe Unionit Demokratik Shqiptar, në të cilat ka pasur edhe debate të nxehta në mbledhjet  e fundit. Mirëpo, në fund siç thuhet në kumtesë, kanë vendosur udhëheqësit e këtyre këshilltarëve për të vazhduar me këtë politikë./Titulli.com/

Ramiz Latifi zgjidhet kryetar i KK të Preshevës
Pala mbrojtëse me dëshmitar pro preshevarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration