OSBE pret regjistrim sipas standardeve evropiane në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Objekti i komunës së Bujanocit
Lokale

OSBE pret regjistrim sipas standardeve evropiane në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë

26.Jul.2022 16:33
0

Përfaqësues të pakicës shqiptare në Serbi kanë vendosur t’i ftojnë qytetarët të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, duke e parë atë si shans për të përcaktuar numrin real të shqiptarëve në këtë vend.

Pas shtyrjes prej një viti, për shkak të pandemisë së koronavirusit, regjistrimi i popullsisë në Serbi do të bëhet në tetor, ashtu si edhe i familjeve dhe banesave. Ky është sondazhi më i madh statistikor, që bëhet çdo dhjetë vjet.

 

Regjistrimi i mëparshëm në Serbi, i bërë në vitin 2011, është bojkotuar nga komuniteti shqiptar, për shkak se formularët kanë qenë të shtypur në gjuhën serbe, me alfabet cirilik.

Sipas vlerësimeve të bashkësisë ndërkombëtare, në Serbi jetojnë rreth 60.000 pjesëtarë të pakicës kombëtare shqiptare - kryesisht në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në jug të Serbisë.

 

Megjithatë, të dhënat zyrtare nga regjistrimi që shqiptarët kanë bojkotuar, thonë se janë më pak se 6.000.

Regjistrimi përgatitet, organizohet dhe realizohet nga Instituti Republikan i Statistikave, përmes 161 komisioneve regjistruese. Komisionet tashmë janë formuar në të gjitha komunat, përfshirë komunat në jug të Serbisë: Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

Ambasadori në Serbi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Jan Bratu, ka thënë gjatë një vizite në Bujanoc se regjistrimi i popullsisë në Serbi do të jetë në përputhje të plotë me standardet evropiane. Sipas tij, nuk do të ketë arsye për bojkotim nga ana e pakicës shqiptare.

Ai ka thënë se për regjistrim nuk do të nevojiten dokumente dhe se anëtarët e familjes, po ashtu, do të mund t’u japin regjistruesve informacione për anëtarët e tjerë./REL/

Ambasadori i Turqisë, Hami Aksoy përuron parkun e demokracisë në Bilaç të Bujanocit (foto)
Komuna e Bujanoci mirëpriti mbasadorin e Turqisë në Serbi, Hami Aksoy
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration