Komuna e Bujanoci mirëpriti mbasadorin e Turqisë në Serbi, Hami Aksoy
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka pritur në zyrën e tij ambasadorin e Republikës së Turqisë në Serbi, Hami Aksoy, i shoqëruar me koordinatorin e TIKA-s, Mehmet Anaç.
Postimi i plotë në Facebook nga Nagip Arifi:
Sot, mirëprita ambasadorin e Republikës së Turqisë në Serbi, Shkëlqesinë e Tij Hami Aksoy, i shoqëruar me koordinatorin e TIKA-s z. Mehmet Anaç, me të cilët bashkarisht u nisëm për Bilaç për ta përuruar projektin e radhës, respektivisht parkun për fëmijë.
Ky është edhe një projekt i fituar nga TIKA, pas kamionit për bartjen e mbeturinave, donacion i fituar në vitin e kaluar.
Me ambasadorin u dakorduam që bashkëpunimi jonë të vazhdojë në fushën e zhvillimit ekonomik në të ardhmen.