Një veturë nga Bujanoci bie në Badovc, nuk pati të lënduar (Video)
Nga reshjet e shiut ka pësuar një ngasës, vetura e të cilit ka rënë në liqenin e Badovcit. Për fat ai dhe familja e tij shpëtuan pa lëndime.
Një familje katër-antarëshe nga fshati Bilac i Bujanocit e cila po udhetonte për në aeroportin e Prishtinës e shpëtoi fati pasi kanë dalë nga rruga dhe kanë rënë në liqenin e Badovcit.
Janë fshatarët e kësaj zone ata të cilët iu kanë dalë në ndihmë.