KDNJ reagon ndaj MPB-së e cila inicioi procedurë ndaj preshevarit që vendosi flamurin kombëtar
Lokale

KDNJ reagon ndaj MPB-së e cila inicioi procedurë ndaj preshevarit që vendosi flamurin kombëtar

06.Apr.2015 09:40
0

Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës reagon ndaj kërkesës së organeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) drejtuar Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, për inicimin e procedurës kundërvajtëse ndaj personit juridik “Iliri”, përkatësisht personit fizik - Ilirian Jusufi, si pronar i kafiterisë “Iliri” (Ish-“Club”), për siç pretendohet, shkeljen e nenit 41, pika 1, nën-pika 3 e Ligjit mbi dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe hymnit të Republikës së Serbisë.

KDNJ rikujton se neni 79 i Kushtetutës së Republikës së Serbisë ia njeh njëherësh të drejtën pjesëtarëve të pakicave kombëtare për t’i shprehur veçoritë e tyre kombëtare, si dhe të drejtën e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare në hapësirat publike. Një e drejtë e tillë është e garantuar edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është edhe Republika e Serbisë. 

KDNJ vlerëson se referenca ligjore në të cilën bazohet në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme është jo vetëm në shpërputhje me Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe me konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut; por është e orientuar qëllimshëm mbi nenin 41 të Ligjit mbi dukjen dhe përdorimin e stemës, flamurit dhe hymnit të Republikës së Serbisë; duke e ndërlidhur realisht me nenin 16 të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare, që e ndalon përdorimin e simboleve kombëtare të cilat janë identike me simbolet e shteteve të tjera.

Këshilli për të Drejtat e Njeriut vlerëson se është e domosdoshme që sa më shpejtë të harmonizohet Ligji për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave kombëtare me Kushtetutën e Republikës së Serbisë, si dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve.   

KDNJ shpreh gjithashtu dyshimin e saj ndaj procedurës së inicuar ndaj personit fizik Ilirian Jusufi në cilësinë e personit juridik, duke pasur parasysh se vetë organet shtetërore të sigurisë po vërtetojnë se zbatojnë përsëri standarde selektive, ngase më 28.11.2014, flamuri kombëtar shqiptar është ngritur edhe nëpër institucione shtetërore/publike në komunat e Preshevës dhe Bujanocit, mbase më të rëndësishme për nga përgjegjësia juridike; e si të tilla, ato nuk janë proceduar fare nga po i njëjti organ për të njëjtën vepër.   

Këshilli për të Drejtat e Njeriut e fton Qeverinë e Republikës së Serbisë që sa më shpejtë të zgjidhë çështjen e përdorimit ligjor të simboleve kombëtare shqiptare në Serbi dhe t’i ndërpret metodat e vjetra të presionit dhe shantazhit në emër të shtetit ligjor.  /Titulli.com/

 

>>Pronarët e lokaleve të Preshevës prishën rendin publik, vendosën flamurin kombëtar?!

Një veturë nga Bujanoci bie në Badovc, nuk pati të lënduar (Video)
Agron Destani nga Lluçani u mbajt padrejtësishtë në burg, kërkon kompensim material
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration