Lokale
Nga taksat në kufi, do të ndërtoheshin qindra shtëpi në Luginë
Për ta ndryshuar situatën e rëndë ekonomikë në Luginë, është organizuar një koncert për grumbullimin e fondeve për ndërtim shtëpish, për të varfër dhe të gjithë ata që duan të kthehen, por që nuk kanë strehë në vendlindje.
Por, sipas ekspertëve ndihma shumë më e madhe do të ishte po të përkujdesej Kosova, jo duke dhënë apo ndarë buxhet financiar për atje, por vetëm duke hequr masat ndëshkuese.
Shqiptarët e Luginës ndjehen të shkelur, dhe për më tepër të përbuzur nga Qeveria e Kosovës, paralajmëron shkrimi që do të botohet në numrin e nesërm të gazetës "Bota Sot."
E obliguar me një rezolutë nga Kuvendi i Kosovës që tu dalë në ndihmë shqiptarëve të Luginës, Qeveria, jo vetëm që nuk po bën asnjë përpjekje për zbatimin e saj, por po vazhdon të aplikojë taksa ndëshkuese në kufi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!