Haxhinjtë e Luginës mund të mbesin në shtëpi, vidhen pasaportat së bashku me makinën
Lokale

Haxhinjtë e Luginës mund të mbesin në shtëpi, vidhen pasaportat së bashku me makinën

30.Sep.2013 13:37
0
Vizita në Mekën e bekuar për haxhinjtë e Luginës që kanë planifikuar të udhëtojnë përmes Bashkësisë Islame të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (BIPMB) do të mund të mbetet vetëm një dëshirë e pa realizuar. pasaportaNë një situatë ende të pa sqaruar, në territorin e Shqipërisë, është vjedhur makina e markës Mercedes së bashku me pasaportat e 60 haxhinjëve të cilët këtë vit kishin rezervuar udhëtimin për në Meke të Arabisë Saudite përmes BIPMB-së. Siç ka mësuar Titulli vjedhja ka ndodhur gjatë kohës që përfaqësuesi i kësaj Bashkësie Islame, nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, ishte nisur drejt Tiranës për të marrë vizat e nevojshme për udhëtim në Arabinë Saudite. Hajnat kanë shfrytëzuar momentin kur drejtuesi i makinës ishte larguar dhe kanë vjedhur ate së bashku me pasaportat. Pasi ishte kthyer në vendin e parkimit drejtuesi i mjetit kishte parë mungesën e makinës dhe kishte lajmëruar policinë. Deri më tani makina së bashku me pasaportat nuk është gjetur edhe pse Policia shqiptare është vënë në kërkim të hajnit. Haxhinjtë nga Lugina kishin bërë të gjitha përgatitjet ndërsa pas kryerjes së lutjeve në xhaminë e re në Tërnoc, ata planifikonin së shpejti të fillonin udhëtimin e tyre drejt Qabes për të plotësuar edhe kushtin e pestë të fesë islame. Për momentin mbetet e panjohur se si do të mund të realizohet një udhëtim drejt këtij vendi të shenjt pa pasaporta. Procedurat për nxjerrjen e pasaportave të reja do të marrin shumë kohë, sidomos nëse ky dokument udhëtimi ka humbur apo është vjedhur jashtë shtetit. Megjithatë mbetemi me shpresë se ky udhëtim i shumëpritur i haxhilerëve do të realizohet nëse organet për lëshimin e këtij dokumenti udhëtimi do të lëshojnë pasaportat e reja me një procedurë të përshpejtuar./Titulli.com/
Qytetarët e Bujanocit po “i lëshon” zemra
Nga taksat në kufi, do të ndërtoheshin qindra shtëpi në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration