Në Serbi 17 të vdekur, gjatë janarit në Bujanoc 84 të infektuar me Covid-19
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 17 persona nga koronavirusi (COVID-19), ndërsa janë shënuar 1.543 raste të reja me këtë virus.
Sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc, gjatë muajit janar numri i të infektuarëve me Covid-19 është 84, shkruan Titulli.com.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.000, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 393.897.
Aktualisht janë hospitalizuar 4.103 persona, ndërsa 153 persona janë në respiratorë.
Nga dje, 9.576 persona janë testuar, duke e çuar në 2.609.580 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.