Kandidati për deputet në parlamentin e Kosovës, Zijush Ahmeti: Qytetari i Luginës do të fuqizohet (video)
Kandidati për deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Zijush Ahmeti duke folur në RTV “Aldi” për platformën e partisë së tij tha se do të punohet për fuqizimin e qytetarit të Luginës në vend.
“Është e domosdoshme që qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Kosovë të adresohet çështja pajisjeve me dokumente të Kosovës dhe të kenë të drejtat e garantuara me ligjet e Kosovës”, theksoi mes tjerash Ahmeti.
Ai prezantoi edhe pjesë të platformës së PDK-së për nidhmesën ndaj qytetarëve dhe Luginës së Preshevës në përgjithësi.
Zijush Ahmeti, garon për deputet në listën e PDK-së me numrin 102.