Në Preshevë arrestohet kryepolici i Loznicës - Slavisha Mitrovic
Lokale

Në Preshevë arrestohet kryepolici i Loznicës - Slavisha Mitrovic

29.Jun.2013 09:32
0
Policë janë të obliguar të luftojnë kundër fenomeneve negative, por ka nga ta që me  një këmbë janë në detyrë dhe me tjetrën në kriminalitet . Kështu ka ndodhur me Komandanti disa vjeçar i policisë në Loznic Slavisha Mitrovic , i cili të hënën  në mëngjes është arrestuar në Preshevë, përderisa më furgonin e tij po transportonte  34 azilkërkues,transmeton tvp. Komandanti disa vjeçar i policisë në Loznic Slavisha Mitrovic, i cili ndërkohë është transferuar  si ndihmës komandant i policisë në Krupnjë, të hënën  në mëngjes është arrestuar në Preshevë , dhe iu është urdhëruar arrest prej 48 orësh kanë konfirmuar organet e policisë. Mitrovic  është ndaluar duke transportuar një grup azilkërkuesish , të cilët kishin hyrë në serbi për mes Maqedonisë. Detaje të tjera, deri tani nuk janë publikuar, por është e sigurtë se i dyshuari po ngiste  fërgonin në të cilën ishin 34 azilkërkues të cilët kishin hyrë ilegalisht në vend, duke tentuar që për mes këtij aksioni  sa më shpejt që ata të arrijnë në adresën e dëshiruar në Serbia, dhe  më pas  për të shkuar në ndonjë vend të Bashkimit Evropian. Mitrovic, sipas dëshmitarëve ka qenë i shokuar kur i kanë thënë se  do të arrestohet dhe madje akuzohet për trafikim, ai menjëherë ka tentuar që ti ikë nga dora policisë. Për veç trafikimit me njerëz , Mitrovic do të duhet të përgjigjet edhe për akuza të tjera , të cilat siç thuhet i kanë përgatitur kolegët e tij, të cilët kanë punuar në këtë drejtim tashmë gjysmë viti. Sipas burimeve të së përditshme Novosti, kjo nuk është hera e pare e azilkërkuesve që kanë marshuar drejt Serbisë nën dirigjimin e organeve të policisë. Kjo nuk ka qenë e lehtë të bëhet, nëse aktorët nuk do të kishin lidhje me vendet ku nuk është dashur të jetë, dhe kështu ata të cilët janë të obliguar të luftojnë kundër këtij fenomeni kanë qenë me një këmbë në detyrë dhe me tjetrën në kriminalitet kanë thënë njerëzit e biznesit. Arrestimi i Mitrovicit sipas banorëve do të kontribuojë në shpalosjen  e kriminelëve, që më parë ka qenë nën hije dhe tani më gjithçka do të dalë në dritë./Titulli.com/
Halimi: Stabiliteti politik në Prishtinë, e qetëson Luginën
Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e ambulancës në Letovicë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration