Lokale
Halimi: Stabiliteti politik në Prishtinë, e qetëson Luginën
“Ne presim shumë nga ju dhe sytë e veshët i kemi të drejtuar kah klasa politike kosovare”, u shpreh deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Riza Halimi, në Konventën programore të LDK-së në Gjilan.
Ai tha se institucionet kosovare kanë sfida të shumta, sikurse edhe LDK-ja në të ardhmen, por një stabilitet politik në Prishtinë e qetëson Luginën e trazuar.
“Tani, pas bisedimeve Prishtinë-Beograd, Lugina pret shumë nga klasa politike kosovare. I vetmi shans që Kosova Lindore të jetë e avancuar politikisht dhe ekonomikisht, është që faktori politik shqiptar në Prishtinë të na mbështes”, ka theksuar Halimi, transmeton Rajonipress.
Sipas tij, pas shumë nënshkrimeve e marrëveshjeve Prishtinë-Beograd, do të ishte e pafalshme që të mos aktivizohet trekëndëshi kufitarë Gjilan-Preshevë-Kumanovë, i iniciuar më herët.
“Ky trekëndësh është shpresa jonë e vetme dhe reale, sepse përmes këtij projekti kombëtar përfitojnë komunat shqiptare edhe donacione nga Bashkimi Evropian. Integrimi përmes këtij trekëndëshi kufitar na qon më shpejt në Evropë”, ka thënë Halimi. /Titulli.com/
[caption id="attachment_78651" align="aligncenter" width="570"] Riza Halimi, në Konventën programore të LDK-së në Gjilan[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!