Lokale
Në Medvegjë fillon të zbatohet dygjuhësia
Pllakati para komunës së Medvegjës, me mbishkrime vetëm në gjuhën serbe, është ndërruar. Me insistimin e përfaqësuesve politik shqiptarë i është shtuar edhe gjuha shqipe.
Kështu pritet të ndodhë me të gjitha ato institucionet që janë në kompetencë të komunës. Tashmë ka filluar edhe përkthimi i vulave në gjuhën shqipe në të gjitha ato institucione ku kanë qenë vetëm në gjuhën serbe, raporton medvegja.net.
Sipas përfaqësuesve politik të shqiptarëve, praktika e njëjtë do të ndiqet edhe në pllakatin që është e vendosur në udhëkryqin kryesor të Medvegjës, në drejtim të Leskocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!