Në kufi me Preshevën e Bujanocin kapen telefona e material ndërtimor
Lokale

Në kufi me Preshevën e Bujanocin kapen telefona e material ndërtimor

26.Jun.2013 17:29
0
Në fshatin Muçibabë është arrestuar Sertin Salihu shtetas i Maqedonisë i cili është shoqëruar në 48 orë derisa Menderez Spahiut i është konfiskuar vetura dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt tha për rajonipress prokurori Arben Ismajli.
Policia kufitare e Kosovës gjatë një kontrolli në pikën kufitare në Muçibabë që lidhet me Preshevën, ka arritur të gjejë pajisje dhe telefona celular pa dokumente përkatëse. Me këtë rast me kërkesë të prokurorisë së Gjilanit është arrestuar Sertin Salihu shqiptar shtetas i Republikës së Maqedonisë. Prokurori i rastit Arben Ismajli pranë Prokurorisë Themelore të Gjilanit tha për rajonipress se Sertin Salihut i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh kurse Menderez Spahiut i është konfiskuar vetura dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Policia kufitare gjithashtu në fshatin Novosellë të Kamenicës që kufizohet me komunën e Bujanocit në Serbi, ka ndaluar një autobus me drejtues i dyshuari mashkull shqiptar ku gjatë kontrollit në bagazhin e autobusit janë gjetur një sasi materiali ndërtimor prej alumini me vlerë rreth 4950 € të transportuar nga shteti i Serbisë pa dokumente përkatëse. Sipas policisë së Kosovës në konsultim me prokurorin autobusi me mall është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./Titulli.com/
Shtyhet hapja për vitin 2014 e kufirit Miratoc–Llojan
Konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve ndihmon çështjen e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration