Konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve ndihmon çështjen e Luginës
Lokale

Konsolidimi sa më i shpejt i Institucioneve ndihmon çështjen e Luginës

26.Jun.2013 15:46
0
Vota e popullit shqiptar në Shqipëri, nga votimi i 23  qershorit  2013, sipas të gjitha informacioneve që vijnë nga Shqipëria tregojnë se, i është dhënë krahut të majtë, përkatësisht  PS-së, LSI-së dhe partive tjera më të vogla që janë në koalicion me të majtën shqiptare.  vatra -logoPër Shoqatën Vatra, me seli n Gjilan, populli shqiptar kudo që është i gëzohet, zhvillimeve pozitive e  arritjeve, me një fjalë  të mirave të shtetit shqiptar, posaçërisht i gëzohet zhvillimit të demokracisë e në kuadër të kësaj edhe kalimit të pushteteve nga një parti, apo koalicion në parti apo koalicion tjetër,  pa probleme, pa mashtrime, pa keqpërdorim të votave,  pa shkatërrim e  vrasje. Një arsye më shumë,  për votim dinjitoz  në Shqipëri  dhe kalim të pushteteve me standarde demokratike perëndimore, na gëzon pa masë edhe ne shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit, e Medvegjës, që ende jemi duke e bartur mbi kurriz pushtetin e huaj, pushtetin serb. Prandaj, shoqata “Vatra” dhe gjithë shqiptarët e ndjekur nga Presheva, Bujanoci  e Medvegja urojnë që ky proces zgjedhor të përmbyllet me sukses dhe pa  incidente të reja, urojmë që sa më shpejtë të konsolidohen Institucionet Qeverisëse Shqiptare në Tiranë, sepse, jo vetëm që i tregohet botës  dhe pushteteve të shteteve fqinje se populli shqiptar din e ka vullnet të ec përpara, është popull demokratik e perëndimor, por  duke qenë të tillë na ndihmon edhe ne shqiptarëve kudo që jemi jashtë Shqipërisë Londineze, e posaçërisht shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. “Rezultatet e numërimit të deritashme të votave tregojnë se, Edi Rama  do të jetë kryeministri i ardhshëm  i  Shqipërisë, prandaj duke qenë njeriu i parë i Shqipërisë dhe duke pasur  parasysh angazhimin  dhe interesimin të  vazhdueshëm të tij e të partisë socialiste në ngritjen e problemit  e të kërkesave për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur  të shqiptareve të Kosovës Lindore, besojmë se edhe në të ardhmen  do të vazhdoj të angazhohet më me ngulm  dhe do të ketë interesim të shtuar për shqiptarët e Kosovës Lindore, për lirinë e tyre, njëherit do të kërkojë edhe nga ndërkombëtarët që edhe në këtë pjesë të zbatohen konventat ndërkombëtare për realizimin e vullnetit të popullit shqiptar për të qenë i  lirë  dhe i barabartë me të gjithë popujt e Ballkanit  dhe të botës”, thuhet në një njoftim të Shoqatës Vatra.
Në kufi me Preshevën e Bujanocin kapen telefona e material ndërtimor
KKS ndihmon degën në Preshevë me 40 mijë euro ndihma
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration