Në Bujanoc mbahet panairi i 6 ndërkombëtar i Bletarëve: Bletat nuk njohin kufinj (foto)
Lokale

Në Bujanoc mbahet panairi i 6 ndërkombëtar i Bletarëve: Bletat nuk njohin kufinj (foto)

14.Mar.2022 07:19
0
Komuna e Bujanocit në bashkëpunim me shoqatat e bletarëve "Polen 2012", "Apicula" dhe "Nectar 2022" kanë organizuar Panairin e Gjashtë Ndërkombëtar të Bletarëve.
 
Ky panair është mbajtur në Qendrën Sportive "Rinia" në Bujanoc me moton "Bletat nuk njohin kufinj".
 
"Të pranishëm në këtë eveniment ishin 50 ekspozues të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Ballkanit, si Serbia, Kosova, Maqdonia e Veriut, Shqipëria dhe Bulgaria. Ky panair mblodhi rreth 500 vizitorë, të cilëve iu prezentuan lloje të shumta të mjaltave", thuhet në njoftimin e publikuar nga komuna e Bujanocit.
 
Kryetari i komounës së Bujanocit, Nagip Arifi i cili hapi zyrtarisht këtë panair, theksoi se interesimi i madh i vizitorëve dhe eskpozuesve në këtë ngjarje, na jep një motiv më tepër që sektori i bletarisë të mbështetet edhe më shumë nga komuna e Bujanocit në të ardhmen.
 
 
 
Komuna e Bujanocit nënshkruan projektin për programin e rehabilitimit energjetik të objekteve banuese
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration