Komuna e Bujanocit nënshkruan projektin për programin e rehabilitimit energjetik të objekteve banuese
Kryeshefja e drejtoratit për Investime dhe Zhvillim, Fazila Azemoviç, në emër të Komunës së Bujanocit të Premten ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të Programit për rehabilitim energjetik të objekteve banesore, shtëpive familjare dhe banesave, i cili do të zbatohet nga vetëqeverisja lokale.
"Për realizimin e këtij programi, ministria ka ndarë 9,329,600,00 dinarë, ndërsa Komuna e Bujanocit 4,000,000,00 dinarë", thuhet në njoftimine publikuar të komunës së Bujanocit në Facebook.