Ministrja e Kosovës Haradinaj-Stublla flet në OKB për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë
Lokale

Ministrja e Kosovës Haradinaj-Stublla flet në OKB për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë

22.Oct.2020 06:31
0
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla në mbledhjen (virtuale) të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka akuzuar Sërbinë për fushatë sistemike kundër shqiptarëve në Serbi (Medvegjë, Preshevë, e Bujanoc) duke pasivizuar adresat e tyre.
 
"Ndërkohë që Serbia vazhdon të kërkojë implementimin e marrëveshjes së Asociacionit, do të ishte mirë së pari të ndalë fushatën sistemike kundër shqiptarëve në Serbi (Medvegjë, Preshevë e Bujanoc), duke pasivizuar adresat e tyre" ka thënë mes  tjerash në fjalimin e saj ministrja Haradinaj-Stublla.
 
Ajo është shprehur gjithashtu se Republika e Kosovës është e gatshme për fqinjësi me Serbinë dhe për të lëvizur drejt pajtimit, kurdo që Serbia është e gatshme që ta pranojë të bëmat e saj.
 
“Serbia vazhdon të ketë ndikim te grupe kriminale që operojnë në veri të Kosovës. Serbia refuzon bashkëpuinimin për luftimin e krimit të organizuar dhe luftimin e llojeve të tjera të krimit. Serbia bën propagandë për destabilizim”, është shprehur Haradinaj Stublla.
Kamberi vendos i vetëm për qeveri me Brnabiq, 2 deputet tjerë ende nuk janë deklaruar
Arifi priti në takim shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc: Pasivizimi i adresave të shqiptarëve problematik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration