Kamberi vendos i vetëm për qeveri me Brnabiq, 2 deputet tjerë ende nuk janë deklaruar
Deputet shqiptar, Shaip Kamberi që është pjesë e listës së përbashkët të partive shqiptare “Lugina e Bashkuar” përmes një shkrimi në facebook është shprehur se krijimi i qeverisë së re në Beograd me “pjesmarrje të pakicave” nuk nënkupton përfshirjen edhe të partive shqiptare, transmeton Titulli.com.
"Pak ditë para krijimit të qeverisë së re, mandatarja Ana Brnabiq, nuk ka zhvilluar takime konsultative me listën shqiptare, duke dhënë kështu sinjalin e qartë për mungesë të vullnetit politik që edhe kësaj radhe, shqiptarët të përfshihen në shumicën parlamentare", ka shkruar Kamberi.
Sipas tij në këtë rast, në mungesë të një oferte serioze dhe mungesë të vullnetit për të konsideruar shqiptarët partner në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Lugina e Preshevës, Listës shqiptare i mbetet e vetmja rrugë e krijimit të grupit parlamentar opozitar me SDA të Sanxhakut.
"Problematika e ngjashme (të drejtat individuale dhe kolektive) me të cilat përballet popullata e njërit dhe rajonit tjetër, qëndrimet dhe qëllimet e ngjashme politike dhe vizioni për të ardhmen e rajonit e bëjnë SDA partner natyral të Listës shqiptare me të cilin, shpresoj, do të bëjë grupin e përbashkët opozitar në përbërjen e re të parlamentit në Beograd, duke mbetur i vetmi grup opozitar ndër 250 deputetë sa ka Parlamenti", shkroi deputeti Kamberi.
Vendimi i Kamberit nuk është bërë në bashkëpunim me pjesëmarrësit tjerë të listës së përbashkët që përfaqësohet në parlamentin e Serbisë edhe me 2 deputetë tjerë shqiptarë nndërsa ende nuk kemi ndonjë deklaratë të tyrë rreth pjesëmarrjes eventuale në qeverinë e Beogradit apo edhe bashkërendimit të përbashkët./Titulli.com/