Ministri i Serbisë: Jam nxënë pisk me grupin e Gjilanit
Lokale

Ministri i Serbisë: Jam nxënë pisk me grupin e Gjilanit

15.Nov.2013 14:35
0
Ministri i drejtësisë së Serbisë, Nikol Selakoviq deklaroi dje se është nxënë me vendimin e Gjykatës ë Apelit në Beograd që të liroj tre pjesëtarët e Grupit të Gjilanit të ish UCK-së që kohë më parë janë dënuar për krime të luftës . ”Jam nxënë pisk. Për detajet pyetni gjyqtarët që kanë gjykuar”,ka shkruar Selakoviq në tviterin e vet , transmeton Titulli. Zëdhënësja e Gjykatës së Apelit Mirjana Piljiq i deklaroi sot agjencisë Beta se vendimi që është sjellë më 13 nëntor ka të bëjë me Agush Memishin, Faton Hajdarin dhe Ferat Hajdarin. “Drejtoria për krime të luftës e Gjykatës së Apelit më 13 nëntor ka sjellë vendimin që të hiqet paraburgimi dhe ata menjëherë të lirohen ,duke pasur parasysh se gjatë shqyrtimit është vendosur që t’i hiqet vendimi i shkallës së parë dhe ata të lirohen nga akuzat”, tha ajo. Pjesëtarët e Grupit të Gjilanit të UÇK-së fillimisht në Beograd janë dënuar në gjithsej 116 vjet burgim./Titulli.com/
Preshevë, rrëfehen të liruarit nga burgjet serbe (video)
LPD: Gykata serbe dorëzohet para drejtësisë shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration