LPD: Gykata serbe dorëzohet para drejtësisë shqiptare
Lokale

LPD: Gykata serbe dorëzohet para drejtësisë shqiptare

15.Nov.2013 11:58
0
Lëvizja e Progresit Demokratik në Bujanoc lirimin e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së, nga Gjykata serbe për Krime Lufte, e vlerëson fitore të madhe të drejtësisë shqiptare, përballë dënimeve të rënda dhe joligjore. Sipas LPDE-së shtatëmbëdhjetë të rinj shqiptarë, nga Lugina e Preshevës, ish pjesëtarë të të  ashtuquajturit “Grup i Gjilanit”, para pesë vjetësh, pikërisht më 26 dhjetor të vitit 2008, u arrestuan në mënyrë spektakulare nga xhandarmëria serbe, duke u dënuar me 116 vjet burgim, me urdhër të  Prokurorisë serbe për krime lufte kundër njerëzimit. LPD fitoren e drejtësisë shqiptare para proceseve të montuara politike, e konsideron edhe një fitore të luftës së drejtë çlirimtare të UÇPMB-së, e cila përmes Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, internacionalizoi çështjen shqiptare të Luginë së Preshevës LPD i përshëndet lirimin e të burgosurve shqiptarë, i përgëzon për qëndrimin e tyre burrëror para shantazheve, presioneve dhe dhunës serbe nëpër burgje, gjithashtu uron familjarët e tyre për lirimin e të dashurve të tyre dhe falënderon gjithë ata që kontribuan në tejkalimin e këtyre proceseve të montuara politike, thuhet në kumtesën e LPD-së, të nënshkruar nga lideri i saj Jonuz Musliu.          
Ministri i Serbisë: Jam nxënë pisk me grupin e Gjilanit
17.852 fidane të pemëve i ndahen bujqve të Bujanocit (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration