Pas Bujanocit edhe Presheva kërkon gjykatën themelore
Lokale

Pas Bujanocit edhe Presheva kërkon gjykatën themelore

04.Oct.2012 23:16
0
Kryetari Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me shkresë zyrtare ka kërkuar nga ministria e drejtësisë e qeverisë së Serbisë, kthimin e kompetencave të gjykatave komunale. Dokumenti i është drejtuar ministritë të drejtësisë, zv/ministrit, koordinatorit të grupit punues dhe anëtarëve të grupeve punuese. Në këtë shkresë fillimishtë kryetari Mustafa sqaron se reformat në gjyqësi në komunën e Preshevës nuk janë arritur sepse me këtë nuk sigurohet drejtësi e njejtë si për çdo qytetarë të republikës së Serbisë. "Nuk është arritur qasja e njejtë në drejtësi. Objektivat në çka është bazuar reforma gjyqësore nuk është arritur. Arsyeja është sepse të gjitha kompetencat e gjykatës janë marrë dhe për neë gjykim të thjeshtë qytetarët duhet të udhëtojnë 50 km për në Vranjë. Më lejoni tju bëjë me dije dhe tju paraqesë disa fakte. Së pari shkelen qytetarët rëndë ekonomikishtë. A e dini se sa janë shpenzimet që për një dokument të thjeshtë të udhëtohet 100 km në dy drejtimet, pastaj taksat gjyqësore, por edhe humbja e ditës", ka thënë Mustafa, raporton RTP. "Unë shpresoj se e dini situatën politike dhe ekonomike në komunën e Preshevës. Gjithashtu Presheva i përmbushë kushtet themelore për gjykatën themelore, sepse komuna Preshevës ka numër të madhë të banorëve, është në zonën kufitare dhe multinacionale, që të gjitha kushtet i përmbushë. Gjithashtu ju kujtojmë se gjatë vitit 2009 është ndërtuar edhe ndërtesa për prokurorinë", shkruan mëtej në këtë letër kryetari i komunës së Preshevës. Në fund të letrës kryetari Mustafa thotë se qytetarët e komunës së Preshevës presin që ti përmisoni gabimet tuaja, ndoshta me qëllime jot ë këqija, por me pasoja shumë të rënda për qytetarët. "Unë shpresoj që grupi punues do ti marrë parasyshë të gjitha faktet e paraqitura", thotë Mustafa. Drejtuesi i kësaj komune gjithashtu i ka njoftuar edhe përfaqësuesit e Trupit Koordinues, misionin e OSBE-së në Serbi e parasegjithashë ambasadën e SHBA-ve në Beograd, se i ka dërguar shkresën ministrisë së drejtësisë së qeverisë serbe, ku kërkohet kthimin e kompetencave në gjykatën komunale dhe prokurorinë publike./Titulli.com/
Lugina në nevojë të aktivizmit dhe veprimit rinor!
“Vatra” nuk harron Njaziun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration