Liga Komunale në futboll të vogël fillon nga 11 Prilli në Preshevë
Organizata për kulturë fizike në Preshevë lajmëron ( njofton) të gjithë dashamirët e lojës së futbollit sezoni pranveror 2015/2016 Liga Komunale në futboll të vogël ku mbahet në stadiumin e qytetit në Preshevë dhe do të filloi më 11 prill 2015.
Kjo organizatë sportive përmes një njoftimi fton ekipet të cilat garojnë në këtë ligë te bëjnë parapregatitjen e listës së lojëtarëve për fillimin e sezonit pranveror të Ligës Komunale në futboll. Dorëzimi i listave të lojtarëve bëhet deri më 08.04.2015, ora 15.00 .
Sipas organizatorit Qëllimi kryesor i Ligës është që ta zhvillojmë futbollin në Preshevë dhe rinia Preshevare të merren sa më tepër me aktivitete sportive, argëtim, dëfrim përmes lojës.
"Kërkojmë që të gjithë pjesëmarrësit e kësaj Lige t’i përmbahen rregullave të futbollit, të tregojnë maturi , mjeshtëri teknike me top, të përmbahen nëse nuk janë në pëlqim me referin sepse gjykimi i referit është përfundimtar dhe nuk mund te ndryshohet. Sjellja jo sportive ose fyerja ndaj referit ose lojtareve te ekipit kundërshtar nuk do të lejohet dhe do të dënohet”, thuhet një njoftimin e Organizatës për Kulturë Fizike në Preshevë.