Leoneta Abdyli hapi ekspozitën e saj të parë individuale në Bujanoc
Lokale

Leoneta Abdyli hapi ekspozitën e saj të parë individuale në Bujanoc

29.Jul.2013 16:09
0
Në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc të shtunën është hapur ekspozita e parë me piktura e Leoneta Abdylit, nga Bujanoci, studente e vitit të tretë të Fakultetit të Arteve, drejtimi pikturë në Prishtinë. Ekspozita me 54 piktura të Leonetës ishte e hapur për dy ditë me radhë, pra deri të hënën, ndërsa publiku artdashës i Bujanocit ka mundur të kënaqet me veprat e saj të krijuara në katër cikle: pejsazhe, portrete, natyrë e qetë dhe cikli abstrakt, duke përdorur stile të kombinuara. “Jam e kënaqur me pjesëmarrjen e njerëzve në hapjen e ekspozitës, por edhe me vizitën në përgjithësi. Gjithashtu jam e kënaqur që arrita që ekspozitën e parë individuale ta hap në Bujanoc, në vendlindjen time”, u shpreh për Titullin, Leoneta Abdyli. Në hapje të ekspozitës morën pjesë dashamirë të shumtë të artit, profesorë, kolegë të Leonetës nga Kosova, si dhe mysafirë nga Presheva. Kjo ishte ekspozita e parë individuale e piktores së re nga Bujanoci, kurse në ekspozita të përbashkëta ka marr pjesë bashkërisht me kolegët e saj nga fakulteti në disa organizime të këtilla në Prishtinë e Tiranë. Leoneta Abdyli thotë se piktorët që i pëlqejnë janë Faton Kryeziu nga Kosova për shkak të stilit të tij dhe kombinimit të ngjyrave, dhe Pashk Pervathi nga Shqipëria për shkak të nuancave që i përdor në punimet e tij. /Titulli.com/ [caption id="attachment_82198" align="aligncenter" width="480"]Piktorja -Leoneta Abdyli Piktorja -Leoneta Abdyli[/caption] leoneta 2 leoneta 3
Zhunica shtron iftar për nder të bashkatdhetarëve (foto)
Sondazhi: Rilindja politike në Luginë, një hap drejtë realizimit të qëllimeve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration