Kuvendi i Preshevës shpallë “Qytetar Nderi”, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj (video)
Kuvendi Komunal i komunës së Preshevës ka shpallur qytetarë nderi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj.
Sami Salihu, kryetar i kuvendit komunal ja ka dorëzur edhe mirënjohjen.
Ai në një ceremoni zyrtare është pritur nga struktuar udhëheqëse komunale.
"Faleminderit Komunës së Preshevës për titullin “Qytetar Nderi”. E pranoj me shumë përulësi vlerësimin tuaj dhe nga nesër do të zgjohem çdo ditë duke menduar jo vetëm çfarë do të bëj për Tiranën, ku jam zgjedhur të drejtoj, por edhe se çfarë do të bëj për Preshevën, qytetin që më ka nderuar si qytetarin më të ri të saj", ka shkruar Veliaj.