Veliaj takon në Bujanoc miqësisht Kamberin dhe strukturën e PVD-së (foto)
Deputeti popullor, Shaip Kamberi së bashku me strukturat e PVD-së ka pritur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj dhe delegacionin e tij në hotel "Rozafa" në Bujanoc.
"Tirana do të jetë përjetësisht e mirëpritur në Luginë e Lugina do të mbajë gjithmonë sytë nga Tirana e Prishtina. Me Kryebashkiakun e Tiranës, mikun e Luginës, Erion Veliaj, bashkëbiseduam në Bujanoc", ka shkruar Kamberi.