Kryebashkiaku i Tiranës, Velijaj takon miqësisht anëtarë të Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë (video)
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë qëndrimit në Preshevë ka takuar kryetarin dhe anëtarë të Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë.
"Ai u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos ç'regjistrimin e tyre nga regjistri civil, në administratën e policisë lokale.
Ndërkohë është arritur dakordim, që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, është bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës", ka shkruar Ragmi Mustafa.