Komuna e Bujanocit me buxhet afro 9 milion euro, opozita e quan buxhet zgjedhorë
Lokale

Komuna e Bujanocit me buxhet afro 9 milion euro, opozita e quan buxhet zgjedhorë

23.Dec.2019 15:45
0

Kuvendi komunal i komunës së Bujanocit ka miratuar propozim buxhetin në vlerë prej 1 miliardë e 60 milion dinarë për vitin 2020.

Shaip Kamberi, kryetari I komunës së Bujanocit duke folur tha se ky buxhet nuk është zgjedhorë sepse jemi munduar të parashohim mjete  që të mbështesë obligimet për realizimin e projekteve në 3 vitet e fundit.

Ai theksoi se 110 milion dinarë do të jenë për investime kapitale ndërsa një pjesë e konsiderueshme do të shkoj për praktikë profesionale që deri më tani janë paguar me një shumë simbolike minimale financiare.

Opozita shqiptare lidhur me buxhetin e propozuar është shprehur se propozim më shumë i ngjanë buxhetit zgjedhorë, shkruan Titulli.com.

Javën e kaluar këshilli komunal ka miratuar propozim vendimin e buxhetit për vitin 2020 në të cilin planifikohen 3 milionë dinarë për komisionin zgjedhor, 4 milionë për kontestet e humbura, si dhe planifikimet tjera në të cilat financon buxheti komunal.

Këshilltarët komunal shqiptar janë ankuar se shumica e  materialit është vetëm në gjuhën serbe dhe se votuan pro këtij buxheti vetëm 24 këshilltarë prej 41 sa ka gjithsejtë kuvendi komunal/Titulli.com/

Vlen të theksohet se komuna e Bujanocit ka dështuar në organizimin e diskutimit publik për buxhetin dhe se pjesëmarrja qytetare ishte shume e dobët përveç punëtorëve të administratës komunale./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration