Komuna e Bujanocit arrin marrëveshje për rifillim të prodhimit të duhanit (regjistrohu-linku)
Oda Agrare e Prodhuesve Bujqësorë të Serbisë dhe Komuna e Bujanocit kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar fermerët që përsëri të fillojnë me prodhimin e duhanit.
"Është dakorduar që të bëhen përgatitje cilësore për vitin e ardhshëm, pra për vitin 2022, në mënyrë që të bëhet gjithçka që është e nevojshme sipas Ligjit dhe periudhës agro-ekonomike që kjo prodhimtari të jetë e suksesëshme", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të komunës.
Shërbimi bujqësor fton të gjithë prodhuesit e mundshëm të lajmrohen dhe regjistrohen. Regjistrimi bëhet në zyrën nr. 308 apo përmes një formulari të plotësuar përmes faqes së internetit www.bujanovac.rs e të dërgohen në imejl adresën : poljoprivreda@bujanovac.rs.