Ardita Sinani pritet në kuvendin e Republikës së Shqipërisë (foto)
Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani është pritur në kuvendin e Republikës së Shqipërisë nga zonja Lindita Nikolla, kvshtu njofton Sinani në profilin e saj në facebook.
"Falenderoj kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj.Lindita Nikolla për mirëpritjen e sotme në Tiranë, e sidomos për mbështetjen e saj në përkushtimin e institucioneve kombëtare dhe në sensibilizimin e instancave ndërkombëtare për çështjen e Luginës së Preshevës", thuhet mes tjerash në profilin e Ardita Sinanit.