Këshilli Komunal i Bujanocit miraton propozimin për mjetet e Kosovës
Këshilli Komunal i Komunës së Bujanocit, ka miratuar propozimin për përdorimin e mjeteve në vlerë prej 200.000 euro, donacion nga Republika e Kosovës.
Sipas njoftimit të publikuar nga kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi Qeveria e Republikës së Kosovës nëpërmjet këtij donacioni, komunës së Bujanocit dhe banorëve të sajë i ka mundësuar:
• Blerjen e një autoambulance të përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për transportimin sa më të sigurt të pacientëve të sëmurë. (6 milion dinarë).
• Subvencionimin e bujqëve (5.5 milion dinarë).
• Subvencionimin e bizneseve të vogla të cilët nuk kanë mundur të kryejnë veprimtaritë e tyre përshkak të masave kundrejt COVID19 (5.4 milion dinarë).
• Ofrimin e ndihmës financiare për fëmijët me nevoja të veçanta (1.2 milion dinarë) .
• Pako ushqimore për familjet në nevojë (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për KKSH (2 milion dinarë).
• Subvencion për mediat që kanë përcjellur dhe kontribuar në luftën kundër COVID19 (1 milion dinarë).
• Përkrahje financiare për Imamët e Xhamive të Komunës së Bujanocit (600 mij dinarë).
• Mjete për blerjen e paisjeve medicionale, spirometër për dispanzerin e mushkërive, termometër në distancë, oksimetër dhe paisje tjera për nevojat e COVID Ambulancës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët (600 mij dinarë).