Borrell nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës
Lokale

Borrell nuk është kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës

05.May.2020 12:58
0

Në një intervistë me katër gazetarë të mediave nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe grupin KOHA, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka folur për rëndësinë e samitit mes liderëve të BE-së dhe vendeve të rajonit që zhvillohet nesër përmes video-lidhjes. Ai, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, nuk e ka përjashtuar as idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës nëse për një gjë të tillë do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia. Ai ka thënë se. nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”.

Kjo shihet në bazë të përgjigjeve të tij në pyetjet më poshtë:

Sikur para 20 vjetësh në samitin e Zagrebit ashtu edhe tash parashtrohet e njëjta dilemë. Kush duhet e kush jo dhe në çfarë kushtesh të marrë pjesë. Kjo për shkak të Kosovës. A ka ardhur koha që e tërë BE-ja ta njehë Kosovën dhe që BE-ja të flasë me një zë për këtë, se cila fjalë të përmendet e cila jo? Dhe që njohja e ndërsjellë të jetë qëllim edhe i dialogut. Të njihet se Kosova ekziston si shtet? 

Borrell: BE-ja ka marrëveshje për bashkëpunim me Kosovën. Kjo dëshmon se ne pranojmë se diçka që quhet “Kosovë” ekziston. Nuk nënshkruani një marrëveshje me dikë që nuk ekziston. Në anën tjetër, njohja si shtet nuk është çështje për Bashkimin Evropian sepse kjo nuk është në kapacitetet e saj. Kjo është kompetencë e shteteve anëtare dhe secili vet vendos për këtë. Ju e dini se disa shtete e njohin e disa jo. Por duhet bërë dallim, dhe jam i sigurt se ju e bëni, mes njohjeve individuale si shtet nga shteti anëtar nga fakti se kemi marrëveshje në nivel të Bashkimit Evropian. Komisioni ka nënshkruar Marrëveshje me Kosovën në mënyrë që të bashkëpunohet dhe të ndihmohen kosovarët në përballje me shumë sfida. Ne po ashtu rishtazi kemi emëruar Përfaqësuesin e Posaçëm, me propozimin tim, në mënyrë që të ndërmjetësojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo dëshmon se ne njohim se diçka si Kosovë ekziston. Unë personalisht kam vizituar Kosovën ndër të parat pas fillimit të mandatit tim. Jemi të angazhuar në dialog i cili është rruga e vetme për të zgjidhur problemin. Problemi nuk do të zgjidhet në këtë samit sepse është problem i cili mund të zgjidhet vetëm nga serbët dhe kosovarët.

DTTNet: A jeni ju zoti Borell, sikur Gjermania, kundër idesë së shkëmbimit të territorit mes dy shteteve? A është ky pozicion i Bashkimit Evropian. A është kjo temë jashtë tavoline dhe a mund të diskutohet për të?

Borrell: Siç thash kjo është një çështje që duhet të zgjidhet në dialog mes Serbisë dhe Kosovës. Unë nuk shoh nevojën që ne të jemi më katolik se Papa. Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të pajtohen ata apo jo. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thash nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka në duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon. Por në parim ky duhet të jetë dialog i lirë dhe fer mes dy palëve. Dhe shumë tashmë është arritur dhe kjo nuk duhet të nënçmohet, sepse kemi sot lëvizje të mallrave mes Serbisë dhe Kosovës. Integrimi i policisë, gjykatave serbe në sistemin e Kosovës, zhvillimi i zgjedhjeve në Kosovë janë dëshmi për disa përparime në rrethana të vështira. Por është po ashtu e vërtetë, disa marrëveshje nuk janë zbatuar siç ishte pritur. Prandaj duhet ta rinisim dialogun e pastaj u takon serbëve dhe kosovarëve të vendosin se cili do të jetë rezultati i tij. 

Kjo është një pyetje tejet e rëndësishme. Ishte pyetja kryesore për më shumë se një vit. Përgjigja juaj se “BE nuk mund të jetë më katolik sesa Papa” mund të kuptohet se ju nuk e përjashtoni ndryshimin e kufijve të Kosovës, nëse të dy palët pajtohen. Ky nuk është pozicion të cilin e ka Gjermania. Ajo tërësisht e përjashton çfarëdo mundësie të ndryshimit të kufijve. A mund ta kuptojmë korrekt se, nëse palët pajtohen, Bashkimi Evropian nuk do ta kundërshtojë shkëmbimin e territoreve, ndryshimin e kufijve?

Borrell: Le të them se unë jam më shumë eklaktik. Ne duhet ta lehtësojmë dialogun dhe, siç thash, t’i marrim parasysh efektet kolaterale të çfarëdo lloj marrëveshje në pjesë tjera të rajonit, ku problemi i lëvizjes së kufijve ka qenë gjithmonë i ndjeshëm. Unë e kuptoj personalisht pozicionin e Gjermanisë dhe të tjerëve, por roli im, dhe i Përfaqësuesit tim të posaçëm është që ta lehtësojmë dialogun.

Ushtrime të syve për të përmirësuar shikimin tuaj
Këshilli Komunal i Bujanocit miraton propozimin për mjetet e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration