Lokale
Keqpërdoret uji i pijshëm në Preshevë
Rtv "Presheva" ka xhiruar keqpërdorimet e ujit të pijshëm, ku shumë qytetarë pastrojnë rrugët, trotuaret dhe ujitin kopshtet. Presheva ka ujë të mjaftueshëm, por keqpërdorimet bëjnë që kohë pas kohe të ketë reduktime të ujit.
Presheva mjaftueshëm ka ujë të pijshëm. Asnjë familje që furnizohet nga ujësjellësi i Zhunicës nuk ka reduktime, ndërsa familjet që furnizohen nga ujësjellësi Topliku kanë reduktime.
Reduktimet vijnë jo pse ka mungesë të ujit por sepse qytetarë të pandërgjegjshëm keqpërdorinë ujin e pijshëm për pastrimin e trotuareve, rrugëve dhe kopshteve.
Me autorizim të shtabit për situate të jashtëzakonshme Rtv Presheva ka xhiruar në disa rrugë në qytetin e Preshevës, ku shihet shumë ujë duke u keqpërdorur, e sidomos keqpërdorimi më i madhë bëhet në rrugët 15 Nëntori dhe Sava Kovaçeviq.
Shtabi për situate të jashtëzakonshme apelon tek qytetarët që të mos keqpërdoret uji në mënyrë që most ë ketë reduktime, në të kundërtën nëse uji keqpërdoret atëherë NP “Moravica” është e obliguar që të bëjë reduktime në mungesë të ujit të pijshëm./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!