titulli.com
Lokale

"Ahtisari plus", Lugina do të kërkojë reciprocitet

12.Jul.2012 07:37
0
Problemi i veriut të Kosovës do të zgjidhet në dialogun e radhës mes Kosovës dhe Serbisë me të ashtuquajturën pako të “Ahtisarit plus” i cili asaj pjese të Kosovës do ti jap autonomi shtesë, dhe do të shkaktojë jostabilitet në Ballkan, thuhet në analizën e prezantuar të Institutit për zhvillim të politikave në Prishtinë (KIPRED). Kjo sipas analizës”do te thyej”funksionalitetin e Kosovës si “shtet normal” dhe do të ketë efekte të pa dëshiruara tek fqinjët në Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Bosnje e Hercegovinë. Sipas analizës një zgjidhje e tillë potenciale për veri do të sjell deri te krijimi i dy entiteteve monoetnike-serbëve dhe shqiptarëve, në shtetin që do të bëhet jofunksional, sikurse dhe BeH. Mëtej thuhet se në atë rast, Serbet e jugut te Ibrit do të shpërngulen në veri të Kosovës, ndërsa shqiptarët masivisht do të shkonin në drejtim të kundërt, drejt jugut. "Si rezultat të kësaj, pakënaqësia mes shqiptarëve të Kosovës do të rritet dhe nuk do të mbeten të paprekur as Lugina e Preshevës, Maqedonia dhe Bosnja. Në Luginën e Preshevës do të ketë kërkesa për reciprocitet, por në këtë raport nuk theksohet se shqiptarët e Luginës janë anash dhe pa mbështetje nga udhëheqësia e Kosovës nga përfundimi konfliktit më 2001”, thekson KIPRED. Në raport poashtu ceket se me këtë rast shqiptarët e Luginës do të migrojnë në Kosovë dhe në Evropë siç po ndodhë në komunën e Medvegjës./Titulli.com/
Halimi: Qeveria e re mos të abuzojë me çështjen e Kosovës
Keqpërdoret uji i pijshëm në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration