Kamberi takon ministrin Hoxhaj
Deputeti popullor nga Bujanoci, Shaip Kamberi, është takuar në Beograd me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.Ministri Hoxhaj gjatë qëndrimit në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit i mbajtur në Beograd, ka kërkuar takim me deputeti Kamberi.
Takimi i dy zyrtarëve politik është zhvilluar të enjten në kryeqytetin e Serbisë, ndërsa për portalin informativ Titulli.com, Kamberi ka thënë se është biseduar rreth çështjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Ministri kosovar pas qëndrimit në Konferencës e Beogradit ka vazhduar udhëtimin zyrtar për në kryeqendrën Evropiane, Bruksel./Titulli.com/