Kamberi takime në Berlin: Kërkuam përkrahje konkrete për Luginën e Preshevës
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi i shoqëruar nga kryetari i KKSH-së, Ragmi Mustafa dhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani gjatë qëndrimit të tij në Berlin të Gjermanisë sot janë takuar në Ministrinë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik të Gjermanisë, me z. Schattschneider dhe znj. Bergelt, përgjegjës për Evropën juglindore shkruan ai në faqen e tij zyrtare në facebook.
Ai shkruan në facebook se kërkon që Gjermania të jetë më e pranishme në Luginën e Preshevës.
“Në takim në Ministrinë për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik, me z. Schattschneider dhe znj. Bergelt, që të dy përgjegjës për Evropën juglindore.
Në takim u bisedua për mundësinë e rritjes së prezencës Gjermane në Luginë të Preshevës dhe ofrimin e përkrahjes konkrete.
Prezenca e Gjeramanisë në rajon e posaçërisht në Luginë nënkupton kontribut të madh për sigurinë dhe realizimin e të drejtave të shqiptarëve në proceset rajonale e posaçërisht në kontekstin e dialogu Kosovë – Serbi” – shkruan Kamberi.