Hulumtimi i UNOPS dhe CeSID: Qytetarët e pa kënaqur me shërbimet komunale të komunës së Bujanocit
Lokale

Hulumtimi i UNOPS dhe CeSID: Qytetarët e pa kënaqur me shërbimet komunale të komunës së Bujanocit

24.Oct.2019 09:12
0

Sipas një statistike dhe hulumtimi të publikuar nga UNOPS dhe CeSID  i bërë në komunën e Bujanocit me 246 qytetarë thuhet se investimet më domethënëse në vend bëhen nga Unioni Evropian dhe Republika Gjermane, shkruan Titulli.com.

"Si instrument hulumtimi u përdor një pyetësor, i formuar në bashkëpunim me qytetarët, i cili përbëhej nga 89 pyetje. anketimi i qytetarëve u bë me kontakt direkt. U sigurua përfaqësimi gjinor, arsimor dhe mosha e të anketuarve. Përveç hulumtimeve të bëra me qytetarët, CeSID zhvilloi edhe hulumtime cilësore (intervista të thella) me përfaqësues të mediave, biznesit dhe sektorit civil", thuhet në hulumtimin e siguruar nga Titulli.com.

Hulumtimi UNOPS dhe CeSID thotë se qëndrimi i përgjithshëm i qytetarëve ndaj komunës dhe institucioneve komunale është më i keq në krahasim me ciklet e mëparshme kërkimore të vitit 2013-të dhe 2017-të. Së pari, niveli i informacionit për punën e komunës u ul nga 13%, gjatë vitit 2017, nga sa ka qenë 18%.

Sipas anketave të tyre del që asnjë qytetarë nuk ka qenë i mendimit që komuna dhe institucionet komunale plotësojnë apo i zgjedhin problemet apo nevojat e tyre. Nga anketat del se vetëm 6% e qytetarëve kanë besim tek administrata komunale.  Asnjë nga të anketuarit nuk kishte dëgjuar ose marrë pjesë në referendum. Kompleksiteti i procedurave është pengesa më e madhe në komunikimin me zyrtarët komunalë për numrin më të madh të qytetarëve të Bujanoc që 36% të anketuarve mendojnë kështu.

Përqindja e qytetarëve të Bujanocit që besojnë se janë ankuar për punën e një punonjësi të komunës tani është 55%, që është trefish më shumë sesa në vitin 2017 (15%) dhe dyfish krahasuar me vitin 2013 (28%). 47% e të anketuarve mendojnë se shumë rrallë bëhen seancat dëgjimore me publikun, kurse 32% mendojnë se është po kjo mënyra më e mirë për të përmirësuar punën në institucionet komunale, thuhet gjithastu në hulumtin, raporton Titulli.com.

UNOPS dhe CeSID kanë vlerësuar se thuajse është dyfishi i numrit të të anketuarve që thonë se shumica e zyrtarëve janë të korruptuar pra 19% krahasuar me dy vjet më parë që ishte 10%, që është tre herë më shumë sesa në vitin 2013.

 Në të gjitha segmentet e të anketuarve, një numër i shtuar i qytetarëve konsiderojnë se administrata lokale nuk po bën mjaft dhe mund të bëjë shumë më tepër për të inkurajuar zhvillimin e sektorit privat. Shumica e qytetarëve të Bujanocit janë të pakënaqur me pastërtinë e vendit rreth 87%, kurse të kënaqur me politikën e të rinjve janë 48%./Titulli.com/

Kamberi takime në Berlin: Kërkuam përkrahje konkrete për Luginën e Preshevës  
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration