Kamberi e Arifi: Jetën e kemi sakrifikuar për këtë flamur, nuk pranojmë imponime nga Beogradi (video)
Lokale

Kamberi e Arifi: Jetën e kemi sakrifikuar për këtë flamur, nuk pranojmë imponime nga Beogradi (video)

28.Nov.2018 17:06
0

Në Luginën e Preshevës është festuar dita e pavarësisë së Shqipërisë, apo dita e flamurit siç e njohin ata. Megjithatë, shqiptarët në këtë rajon kanë festuar me frikë për shkak të ligjit që ndalon përdorimin e flamurit shqiptar.

Është dita e flamurit, por këtu festa kushton. Përdorimi i flamurit është i ndaluar me ligj. Festa i gjen në mes të frikës nga eskalimi i konfliktit në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Këta njerëz janë mbledhur megjithatë për ta ndëruar 28 nëntorin që për ta përveç festës ende sjell shpresë.

“Bashkimi kombëtar është i domosdoshëm, unë kam vujt, edhe babën ma kanë mbyt këta”.

Në sheshin e Preshevës, kryetari i bashkisë tha se shqiptarët në Serbi nuk mund të kenë flamur tjetër siç kërkohet me ligjet serbe.

Shqiprim Arifi, Kryetar i Preshevës: Ne jetën, pasurinë e kemi sakrifikuar për këtë flamur.

Bujanoci është qyteti i dytë i shqiptarëve, por ku politika serbe e sheh si gabim vendosjen e flamurit kuq e zi. Me idenë e bashkimit, gjithmonë në mes të dy zjarreve.

“Ne gëzojmë me dëshirë të madhe por nuk qëndron situata kështu e dëshirueshme”.

Kryetari i Bujanocit, beson se shqiptarët tani kanë një rast dhe festën nuk mund t’ua ndaloj askush.

Shaip Kamberi, Kryetar i Bujanocit: “Ne kemi vendosur në objektin e komunës simbolin tonë komëbtar për të demonstru ndaj shtetit, se kjo zgjidhje e cila është ligjore nuk është e prnaueshme nga ne dhe nuk pranojmë zgjidhej të na imponohen nga Beogradi sa i takon identitetit tonë kombëtar”.

Papunësia është e madhe dhe idetë e shumta, por banorët janë mësuar në pritje. Të jesh shqiptarë këtu kryesisht festohet nëpër kafene. /abcnews.al

Gazetar: Idro Seferi Operator: Gazmend Idrizi

Bujanoc: Vendosen kurora lule më 28 nëntor për dy emblemat e UÇPMB-së, Jonuz Musliu dhe Komandant Lleshi
Shqiprim Arifi jep mesazh nga Presheva: Jemi me politikën e Tiranës dhe Prishtinës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration