Shqiprim Arifi jep mesazh nga Presheva: Jemi me politikën e Tiranës dhe Prishtinës
Shqiptarët në Preshevë sot festuan ditën e flamurit me një program festiv të mbajtur para objektit të të komunës dhe kryetari i komunës, Shqiprim Arifi dha një mesazh se politika që ndjek qeverisja e tij është në përputhje me politikën e Tiranës dhe Prishtinës, shkruan Titulli.com.
“28 Nëntori është një ditë e veçantë që bashkon të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe se qëllimi i secilit është që të jetë nën ombrellën e BE-së. Dita e Flamurit Shqiptar është një festë që sjellë paqe dhe demokraci dhe se nuk duhet të ketë frikë askush”, u shpreh Arifi.
Ai theksoi se shqiptarët nuk po e kërcënojnë askënd, por që shqiptarët tani e kanë mundësinë që të krijojnë një të ardhme edhe më të mirë.
Për nderë të kësaj feste kishin dalë dhjetëra qytetarë të cilët përcollën edhe një program kulturorë./Titulli.com/