Jonuz Musliu takon Ilir Metën (foto)
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur në rezidencën e tij në Tiranë, kryetarin e Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliun.
Meta dhe Musliu, në këtë takim vëllazërorë, kanë biseduar rreth situatës aktuale në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë rreth zgjedhjeve që do të mbahen për Këshillë Kombëtar Shqiptar.
Siç i është thënë portalit informativ Titulli.com, në këtë takim, Jonuz Musliu ka marrë mbështetjen edhe nga kryeparlamentari Ilir Meta, rreth kandidimit të tij për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.
Meta, sipas zyrtarëve të Lëvizjes së Progresit Demokratik, drejtues i së cilës është Musliu, ka kërkuar unifikimin e spektrit politik në Luginë të Preshevës.
Jonuz Musliu është kandidatë për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar i pesë subjekteve politike shqiptare, derisa është bartës i listës zgjedhore “Koalicioni i shqiptarëve të bashkuar”.
Zgjedhjet për Këshillë Kombëtar Shqiptar në Luginë do të mbahen më 26 tetor./Titulli.com/