Ironia e Baton Haxhiut: Të bëhemi gati për luftë, ta marrim veriun, Maqedoninë, Luginën...!!!
Lokale

Ironia e Baton Haxhiut: Të bëhemi gati për luftë, ta marrim veriun, Maqedoninë, Luginën...!!!

16.Oct.2014 21:37
0
Duhet ta rishqyrtojmë pozicionin me Serbinë. Duhet ta rishqyrtojmë Rambujenë. Nuk besoj në Hashim Thaçin dhe politikën e tij që e ka bërë atëherë, thotë analisti Baton Haxhiu, në emisionin Opinion në Klan.

Sipas tij, duhet të rishqyrtojmë edhe pozicionin në e negociatave në Vjenë.

“Duhet të rishqyrtojmë edhe pozicionin me Bashkësinë Ndërkombëtare. E duhet të rishqyrtojmë edhe bombardimet e NATO-s”, thotë ai.

Sipas tij, duhet të marrim veriun e Kosovës - me dhunë. Haxhiu thotë se një njeri si Edi Rama i cili shkon në Beograd, nuk ka epitet tjetër pos tradhtarit.

“Duhet të rishikohen kufijtë e shqiptarëve të Maqedonisë, të shqiptarëve në Preshevë. Bashkëveprimi fiktiv i dy shteteve shqiptare është i padobishëm. Është koha për Shqipërinë Etnike, të bashkuar, sidomos pas asaj që ndodhi në Beograd. Ne udhëhiqemi nga dy tradhtarë: njëri në Kosovë, e tjetri në Shqipëri. Duhet të përgatitemi për luftë. Ta marrim veriun. Ta marrim Maqedoninë. Ta rishikojmë çdo kufi”, tha ai. /Titulli.com/

KKSH dënon aktet e dhunës në baza nacionale
Jonuz Musliu takon Ilir Metën (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration