Ironia e Baton Haxhiut: Të bëhemi gati për luftë, ta marrim veriun, Maqedoninë, Luginën...!!!
Duhet ta rishqyrtojmë pozicionin me Serbinë. Duhet ta rishqyrtojmë Rambujenë. Nuk besoj në Hashim Thaçin dhe politikën e tij që e ka bërë atëherë, thotë analisti Baton Haxhiu, në emisionin Opinion në Klan.Sipas tij, duhet të rishqyrtojmë edhe pozicionin në e negociatave në Vjenë.
“Duhet të rishqyrtojmë edhe pozicionin me Bashkësinë Ndërkombëtare. E duhet të rishqyrtojmë edhe bombardimet e NATO-s”, thotë ai.
Sipas tij, duhet të marrim veriun e Kosovës - me dhunë. Haxhiu thotë se një njeri si Edi Rama i cili shkon në Beograd, nuk ka epitet tjetër pos tradhtarit.
“Duhet të rishikohen kufijtë e shqiptarëve të Maqedonisë, të shqiptarëve në Preshevë. Bashkëveprimi fiktiv i dy shteteve shqiptare është i padobishëm. Është koha për Shqipërinë Etnike, të bashkuar, sidomos pas asaj që ndodhi në Beograd. Ne udhëhiqemi nga dy tradhtarë: njëri në Kosovë, e tjetri në Shqipëri. Duhet të përgatitemi për luftë. Ta marrim veriun. Ta marrim Maqedoninë. Ta rishikojmë çdo kufi”, tha ai. /Titulli.com/