Vatra kërkon ndryshimin e ligjit për shtetësi për shqiptarët e Luginës
Lokale

Vatra kërkon ndryshimin e ligjit për shtetësi për shqiptarët e Luginës

19.Sep.2017 22:26
0
Lëvizja Qytetare "Vatra" ka proceduar kërkesë për ndryshimin e ligjit për shtetësi tek Ministria e Punëve tè Brendshme.

Zèdhènèsi kësaj Lëvizjeje, Fikri Mehmeti ka bërë me dije se gjatè takimit me zv.kryeministrin Behgjet Pacolli dhe me Ministrin e Punëve tè Brendshme, Flamur Sefaj, “Vatra” ngriti kërkesën për përmirësimin e ligjit për shtetësi. Ligj ky i cili është diskriminues për shqiptarè e dëbuar gjatè luftës sè fundit nè Kosovè.

Mehmeti bëri të ditur se Lëvizja Qytetare “Vatra” dhe deputeti popullorè nga parlamenti i Serbisë Fatmir Hasani u pajtuan qè bashkërisht tè marrin obligimet e mëtutjeshme tè cilat kanè tè bëjnë me ndryshimin e ligjit për shtetësi.

“Ne do tè vazhdojmë takimet dhe aktivitetet e përbashkëta me Ministrin e Punëve tè Brendshme, deputetin Hasanin dhe me tè gjitha instancat relevante derisa tè pajisen tè gjithë shqiptarèt e dëbuar nga Serbia nè gjendje lufte, tè cilët padrejtèsisht lasht e 18 vite vazhdojnë tè mbeten pa identitet nè Kosovè, dhe me pasivizim tè identitetit nè Serbi”, thotë Mehmeti i Vatrës./2lonline/

Hyseni nga Presheva: Destruktiviteti i Serbisë tek hoxhallarët e Luginës së Preshevës !?
Klubi "Elita" fillon regjistrimet për baskebollistët e rinjë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration