Hyseni nga Presheva: Destruktiviteti i Serbisë tek hoxhallarët e Luginës së Preshevës !?
Lokale

Hyseni nga Presheva: Destruktiviteti i Serbisë tek hoxhallarët e Luginës së Preshevës !?

19.Sep.2017 13:25
0
Nehat Hyseni analist politik nga Presheva përmes një opinioni të tij ka folur për gjendjen e tanishme në mesin e hoxhallarëve të Luginës së Preshevës.

“Serbia është duke e rikthyer "jaraninë e vjetër" në mesin e hoxhallarëve bashkëpunues, të cilët nuk ngurron madje t'i dekoroj e shpërblej me Mirënjohje e Dekorata shtetërore, si dhe me shpërblime e ndihma në të holla e privilegje të ndryshme për "kontributin" e tyre”, është shprehur Hyseni. 

Ai thotë se suksesi i Qeverisë së Serbisë në përçarjen e imamëve e hoxhallarëve të Luginës ë Preshevës,  është tmerrësisht i madh dhe me pasoja katastrofale, shkruan Titulli.com. 

“Sot në vend që ta kemi një Bashkësi Islame të vetme dhe unike, si dikur, tani i kemi gjithsej katër Bashkësi Islame. Disa prej tyre janë të lidhura direkt me Serbinë, disa nëpërmes BI të Sanxhakut në Novi Pazar, si dhe pjesa më e madhe e imamëve dhe hoxhallarëve të Luginës janë të lidhur dhe aktivitetin e vet fetar e zhvillojnë brenda Bashkësisë Islame të Kosovës, me seli në Prishtinë”, shkroi Nehat Hyseni. 

Sipas tij kohëve të fundit sulmohen, atakohen e paditen vazhdimisht kolegët e tyre të lidhur me Qeverinë e Serbisë, të cilët mbajnë edhe monopolin apo të drejtën ekskluzive për caktimin e kuadrit mësimor të mësim-besimit islam nëpër shkollat publike të Luginës së Preshevës./Titulli.com/

 

Shënohet 75 vjetorin i bibliotekës "Mehmet Jusufi" në Preshevë (video)
Vatra kërkon ndryshimin e ligjit për shtetësi për shqiptarët e Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration