Universiteti Internacional i Novi Pazarit-dega në Preshevë shënon dy vjetorin e themelimit, mundësi bashkëpunimi me Evropën (foto)
Universiteti Internacional i Novi Pazarit-dega në Preshevë ka shënuar dy vjetorin e funksionimit në komunën e Preshevës dhe në këtë manifestim morën pjesë dashamirë të dijës, shkencës, përfaqësues të jetës shoqërore fetare vendore dhe personalitet të shquara akademike nga Kosova, Maqedonia, Hungaria si dhe universiteteve të tjera rajonale, shkruan Titulli.com.“Falënderim për avancimin e këtij trenit të dijes i takon shumë njerëzve nga Presheva e Novi Pazari por me theks të veçantë koordinatorit Kujtim Sadriu dhe studentëve të këtij universiteti në të gjitha drejtimet që ndjekin studimet në qytetin tonë”, u theksua gjatë manifestimit.
Prof dr Aleksanar Ivanoviq, dekan i fakultetit Juridik nga Novi Pazari i cili mes tjerave potencoi se mësimi në gjuhën amtare dhe më afër familjes japin më shumë mundësi të përgatitjes akademike dhe ngritjes së kuadrove.
“Hapja e këtij universiteti në Preshevë ka hapur mundësi të reja për të rinjtë e këtij vendi”, është shprehur Prof.dr Isa Spahiu profesori nga Maqedonia. Ndërsa profesori Tibor Petres nga Hungaria gjegjësisht nga universiteti i Segedinit deklaroi se studentët e këtij universiteti shpesh e kanë befasuar për të mirë me aktivitetin dhe angazhimin që kanë treguar.
Koordinatori i Universitetit Internacional tëNovi Pazarit-dega në Preshevë, Kujtim Sadriu falënderoj të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim dhe ngriti lartë të gjithë studentët e këtij universiteti me sukseset e deri tanishme. “Kjo vatër e dijes do të ndikoj që shumë prej njerëzve të shkencës nga kjo anë të mos shpërngulen diku tjetër por k y institucion do të ndikoj që ata ta japin kontributin në vendin e tyre”, deklaroi Sadriu.
Disa student Gjatë shënimit të përvjetorit të universitetit privat në Preshevë, studentët nga drejtimi i psikologjisë Rina F Rexhepi dhe Adelina Sh Ismaili, drejtimi i gjuhës serbe treguan mbi përvojat e tyre si student të këtij universiteti dhe planet për të ardhmen.
Para të pranishmëve u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër lidhur me historikun e Universitetit te Novi Pazarit dega në Preshevë dhe mjediset mirëpritëse që ofron kjo vatër e dijes.
Vlen të potencohet se regjistrimet për vitin e ardhshëm akademik në këtë universitet fillojnë nga muaji i ardhshëm./Titulli.com/