Shlyerja nga regjistri civil i shqiptarëve të Bujanoci dhe Medvegjës, kërkohet ndihma e faktorit ndërkombëtarë (video)
Raporti i Fondit për të Drejtat Humanitare, lidhur me pasivizimin e vendbanimeve të shqiptarëve në komunat e Medvegjës dhe Bujanocit, është vlerësuar pozitivishtë nga shoqëria civile në Luginë.Enkel Rexhepi nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Luginë, ka thënë se ky reagim dëshmon për një intervenim urgjent të faktorëve relevant në rajon që të ndikojnë në ndërprerjen e kësaj praktike të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme.
Apel drejtuar faktorit ndërkombëtarë për tejklaimin e kësaj situate ka bërë edhe përfaqësuesi i Qendrës për Avokim, Gani Rashiti.
Sipas statistikave të paraqitura në Raportin e Fondit për të Drejtat Humanitare, në tri komunat e Luginës, Ministria serbe e Punëve të
Brendshme, ka shlyer nga regjistri civil rreth 800 banorë shqiptarë, prej të cilëve mbi 70% apo rreth 550 vetëm në Medvegjë dhe sipas bashkëbiseduesve paraqet shkelje të drejtave themelore të njeriut./B.Rexhepi-Titulli.com/