Thyhet heshtja shumë vjeçare e paraqitjeve artistike mes Preshevës dhe Tiranës
Komedia “Jashtë bie Borë” me autor Vincenzo Salemme ,regji të Musa Isufit për herë të parë ngjitet në skenën e Tetarit Kombëtar në Shqipëri me aktoret preshevar, Gani Veseli, Ismail Kasumi, Gjelbrim Emini,Oketa Isufi e Artan Ibishi .
Shfaqja komedi, me premierët në Preshevë e Bujanoc,ngelet si trupi i parë teatral që për herë të parë si shfaqje preshevare shfaqet në Teatrin Kombëtar të Shqipërisë.
Sipas organizatorëve të komedisë “Jashtë bie Borë” të mërkurën e 10 Qershorit, ky aktivitet kulturor thyen heshtjen shumë vjeçare të paraqitjeve artistike të Preshevës në Republikën e Shqipërisë./Titulli.com/