Afrim Agushi, jep dorëheqje nga Organizata e Veteranëve të ish-UÇPMB-së
Lokale

Afrim Agushi, jep dorëheqje nga Organizata e Veteranëve të ish-UÇPMB-së

03.Jun.2015 14:09
0
Afrim Agushi, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës, së ish "“ UÇPMB-së në Bujanoc ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e kësaj organizate.

Përmes një njoftimi dërguar redaksisë së Titulli.com ai ka shpjeguar se dorëheqja e tij po bëhet përshkaqe personale, shëndetësore dhe arsye tjera objektive.

Agushi në arsyetimin e tij të dorëheqjes thotë se disa politikan lokal nuk kanë respektuar organizatën që ai ka përfaqësuar deri më tani dhe se 14 vite pas konfliktit nuk është arritur të zgjidhet statusi i  veteranëve.

Ai më 2 dhjetor të vitit 2014 është marrë në bisedë informative nga organet e Punëve të Brendshme të Serbisë lidhur me organizimin e manifestimit të fundit “Epopeja e UÇPMB-së”, më 21, 22 dhe 23 Nëntor të vitit 2014.

 

Ja reagimi i plotë i tij: 

Kryetari i deri tanishëm i Organizatës së Veteranëve të Luftës, së ish – UÇPMB-së në Bujanoc, Afrim Agushi në mbledhjen e mbajtur me datën 01.06.2015 të kësaj organizate ka dhënë dorëheqje të parevukusheme para anëtarëve të saj.

Agushi, dorëheqjen e tij e ka arsyetuar përveç arsyejeve personale dhe shëndetësore ne këto argumente: pikës së pari për mos definimin e pozitës së veteranëve të luftës, 14 vite nga përfundimi i saj, së dyti ishte arsyetimi mos statusit të invalidëve dhe të veteraneve të luftës, së treti, mos gatishmëria e autoriteteve shtetërore për të pranuar regjistrimin e kësaj organizate për shkak të emrit të saj.

Njëkohësisht një shtysë e Agushit për dorëheqjen e tij, pa dyshim është dhe mosangazhimi i disa anëtarëve të kryesisë në interes të organizatës.

Shkak tjetër është edhe gjithashtu mosrespektimi i tij personal edhe i organizatës nga disa politikan apo ish përfaqësues ushtarak në sferat e manifestimeve, përkujtimeve të dëshmorëve etj.

Dhe krejt në fund, Agushi i falënderon të gjithë ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë kontribuar në zhvillimin dhe ndihmën e kësaj organizate.

 

Bujanoc  03.06.2015                                               

Kryetar, Afrim  AGUSHI

Ndërron jetë veprimtari, ish deputeti i Luginës, Ramadan Ahmeti-Daci
Thyhet heshtja shumë vjeçare e paraqitjeve artistike mes Preshevës dhe Tiranës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration