Tekste falas shkollorë për vitin 2017/2018, afati deri më 15 prill
Lokale

Tekste falas shkollorë për vitin 2017/2018, afati deri më 15 prill

12.Apr.2017 08:00
0
Paraqitja për ndarjen e teksteve falas shkollore për vitin e ardhshëm shkollor në shkollat fillore është deri më 15 prill, ndërsa shkollat kanë afat deri më 25 prill që të dhënat t`i shënojnë në sistemin informativ "Dositej".

Sipas planit të Ministrisë së Arsimit, tekstet falas mësimore do t`i marrin të gjithë nxënësit e shkollave fillore nga familjet e rrezikuara materiale (shfrytëzuesit e ndihmës sociale), nxënësit me pengesa në zhvillim dhe invaliditet, të cilët arsimimin fillor e arrijnë sipas planit individual (IOP), si dhe fëmija e tretë i lindur apo me rradhë të cilët janë në sistemin e arsimit, shkruan gazeta danas.

Si fakt mbi përmbushjen e kushteve për marrjen e teksteve falas mësimore, fëmijët duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion: për nxënësit nga familjet e rrezikuara sociale – vendimin me të cilin vërtetohet e drejta në realizimin e ndihmës sociale në të holla; për fëmijën e tretë dhe të rradhës – vendimin e institucionit arsimor mbi cilësinë e nxënësit, përkatësisht studentit, ndërsa për fëmijët të cilët shkollohen sipas sistemit IOP, dokumentacioni duke është i nevojshëm sepse shkolla i posedon këto të dhëna për këtë nxënës.

Nëse nxënësi realizon të drejtë në baza të shumta, tekstet shkollore i merrë në bazë të njërit kriter, theksojnë në Ministrinë e Arsimit.

Nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të marrin tekstet falas shkollore për matematikë, gjuhë serbe/amtare, bota rreth nesh, dituri shoqërore dhe natyrore dhe gjuhë të huaj, ndërsa nxënësit nga klasa e pestë deri në të tetën për matematikë, gjuhë serbe/amtare, gjuhë e huaj e parë, gjeografi, histori, kimi, fizikë dhe biologji./TK/

PDSH përjashton nga partia 10 këshilltarët e grupit
Haziri: Donacionet e Kosovës për Preshevën do të kalojnë përmes Gjilanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration