PDSH përjashton nga partia 10 këshilltarët e grupit
Partia Demokratike Shqiptare ka lëshuar një komunikatë përmes së cilës njofton për përjashtimin e 9 këshilltarëve nga organet e partisë.KOMUNIKATË
Pas pranimit të ankesave dhe propozimeve nga kryesitë e nëndegëve në Zhunicë, Rahovicë, Raincë, Miratoc, nëndega nr.6, 8, 9 Preshevë, Tërrnavë dhe Norçë, më datë 10.04.2017 është mbledhur kryesia e përgjithshme e Partisë Demokratike Shqiptare ku ka shqyrtuar ankesat dhe propozimet ndaj anëtarëve :
1. ALMINA ILJAZI nga Nëndega Zhunicë
2. SAMI SALIHU dhe MITAT SAQIPI nga Nëndega Rahovicë
3. TELAT ARIFI nga Nëndega Raincë,
4. MERXHAN MEMISHI nga Nëndega Miratoc,
5. RESHAT NEZIRI nga Nëndega nr.6 Preshevë
6. BEKIM KURTISHI nga Nëndega nr.8 Preshevë
7. AVNI NUHIU nga Nëndega nr.9 Preshevë
8. TEUTA REXHEPI nga Nëndega Tërrnavë dhe
9. ARBENITA IBISHI nga Nëndega Norçë.
Kryesia e përgjithshme e Partisë Demokratike Shqiptare lidhur me ankesat dhe propozimet e parashtruara nga nëndegët e lartëpërmendura erdhi në përfundim, se anëtarët e lartëshënuar duke abuzuar me mandatet e besuara nga PDSH-ja, janë bërë pjesë e shumicës së re në Kuvendin Komunal, me ç’ rast ushtrimin e mandateve e bëjnë nën rrethana të konfliktit të interesit duke dëmtuar rëndë imazhin e partisë dhe në kundërshtim me normat statutore dhe qëndrimet e Partisë Demokratike Shqiptare.
Duke pasur parasysh faktin se të njejtit me ushtrimin e mandatit të këshilltarit kanë shkelur Nenin 6. të Statutit të Partisë Demokratike Shqiptare, përkitazi me respektimin e statutit dhe vendimeve të organeve të partisë, ruajtjen e autoritetit dhe interesave të partisë, ata:
- po veprojnë pa asnjë lloj konsultimi me organet e Partisë si dhe me strukturat e saja udhëheqëse,
- krijuan grup të ndarë të këshilltarëve nga grupi i përgjithshëm prej 14 këshilltarëve,
- po veprojnë kokë më vete, për interesa të ngushta personale, familjare e grupore,
- po prishin imazhin e Partisë me veprimet e tyre të pamatura,
- po nëpërkëmbin Statutin e PDSH-së si aktin më të lartë juridik të Partisë,
- kanë injoruar të gjitha organet e Partisë të dala nga zgjedhjet e fundit brenda PDSH-së,
- kanë hudhur çdo ofertë, e cila iu është bërë për të ruajtur unitetin brenda PDSH-së,
- në të gjitha paraqitjet e tyre publike thirren në emër të PDSH-së, e ndërsa veprojnë në kundërshtim me vendimet e organeve të Partisë.
Në mbështetje të dispozitave të Nenit 7. të Statutit të Partisë Demokratike Shqiptare, Kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare mori VENDIM që për shkak të shkeljes së rendit dhe obligimeve nga Neni 6. i Statutit, këtyre dhjetë anëtarëve t’ ju shqiptohet masa disiplinore e PËRJASHTIMIT nga organet dhe anëtarësia e Partisë Demokratike Shqiptare.
Në Preshevë
Më, 10.04.2017
Kryesia e PDSH-së