Stankoviq dhe Sadiku vizituan qeverisjen e re komunale në Preshevë (video)
Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me bashkëpuntorët e tij ka pritur kryetarin e Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq dhe shefin e Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku, shkruan Titulli.com.Gjatë takimit me Stankoviq është biseduar për situatën politike, të sigurisë, zhvillimin ekonomik, zonën industriale dhe disa projekte që akoma janë në vazhdimësi të realizimit.
Ndërsa shefi i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku gjatë takimit në kabinetin e Arifit është theksuar nevoja bashkëpunimit mes pushteti lokal në Preshevë de zyrës së Kosovës.
Sadiku takimin në Preshevë e ka vazhduar edhe me kryetaren e kuvendit komunal, Ardita Sinani dhe kështu ai vizitoi për herë të parë zyrtarisht pas formimit të qeverisjes se re komunale në Preshevë./Titulli.com/